Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim që lokalet e gastronomisë të mos i privojnë klientët nga uji i pijshëm nga rubineti, në rast se furnizohen nga ujësjellësi publik.
Me këtë vendim, bizneset e gastronomisë duhet të shërbejnë ujë për klientët.
Në rastet kur objekti i gastronomisë pretendohet se furnizohet nga uji i puseve, pronari i objektit obligohet të hartojë dhe zbatojë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK-ja dhe këtë certifikatë ta ekspozojë në lokal
E, ky vendim solli shumë polemika e mendime të ndryshme.
Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve për arbresh.info, thotë se nuk e kupton pse është diskutuar kaq shumë çështja e shërbimit të ujit nga rubineti në gastronomi, e sidomos të bëhet e obligueshme me vendim një gjë e tillë.
“Është evidente që në gastronomi historikisht është shërbyer uji nga rubineti në çdo moment kur është kërkuar përpos rasteve kur nuk ka qenë i pijshëm e aty këtu me përjashtim të ndokujt që realisht është pakicë që nuk ka pranuar ta ofrojë një shërbim të tillë”, thotë Vranica.
Sipas tij, në shumicën e vendeve në botë nuk e obligojnë një gjë të tillë me vendim, përfshirë dhe SHBA-të. Në Francë është e obligueshme, por në Gjermani ose në Holandë jo, në Britani të Madhe është e obligueshme vetëm kur ofrohet alkool, por ndryshe jo.
Ai thotë se, ky vendim në Kosovë veçse është një realitet i pranueshëm, sepse ka mjaftueshëm ujë të pijshëm për njerëzit.
Tutje, thotë se gjithmonë në gastronomi është shërbyer uji sado herë që është kërkuar, madje edhe atëherë kur nuk është kërkuar fare.
‘Mos të harrojmë që tek ne nuk përfshihen në kupona fiskal tarifa e shërbimit (Service Fee) apo bashkshishi (TIP) siç është e zakonshme pothuajse në çdo vend që kemi merak me u krahasuar, madje deri në 20% te vlerës së kuponit”, shtoi Vranica.
Se a duhej të merrej me herët vendimi që të mos privohen klientët nga uji i pijshëm i rubinetit, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë
ky obligim qëndron, në praktikat e standardeve të turizmit e hotelerisë ky obligim qëndron, dhe në shenjë mikpritjeje duhet të shërbehet me ujë.
Ai mendon se nëse nuk është mbikëqyrë ky vendim, është gabim i Qeverisë.
“Qytetari konsumator obligativisht, edhe në shenjë mikpritjeje duhet të shërbehet me ujë. Shërbimi me ujë është edhe standard i shërbimit me kafe turke. Pra, uji nga rubineti, rrjeti publik i ujit të pijes, i cili mund të jetë edhe më cilësor se ndonjë ujë i ambalazhuar – nuk mund t i ndalohet qytetarit konsumator”, thotë ai për arbresh.info.
Megjithatë, sipas tij, është veprim monopolizimi detyrimi i qytetarit konsumator të konsumojë ujë të ambalazhuar, ku i cili mund të jetë edhe i kontrabanduar, i shmangur nga procesi i kontrollit fiskal dhe i cilësisë.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në kompaninë Rajonale të Ujësjellësit, Sokol Xhafa, për arbresh.info tha se ky vendim është i mirëseardhur dhe se duhej më herët të merrej një vendim i tillë.
“Vendimi është i mirëseardhur dhe sigurisht sa më herët që do të merrej një vendim i tillë, do i shërbente qytetarëve në përgjithësi, dhe konsumatorëve tanë në veçanti, kështu që vendimi është i mirëpritur”, tha Xhafa./Kujtesë Berisha./arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...