Ligjvënësit rusë kanë ndërmarrë hapin e parë drejt miratimit të dy projektligjeve që do të lejonin qeverinë të detyronte kompanitë të furnizonin ushtrinë me mallra dhe punonjësit e tyre të punojnë jashtë orarit për të mbështetur pushtimin rus të Ukrainës.
Kjo iniciativë erdhi pas më shumë se katër muajsh të asaj që rusët e quajnë një “operacion special ushtarak”, i cili bëri që vendet perëndimore të vendosin një valë sanksionesh kundër Moskës, transmeton portal arbresh.info
Një projekt-ligj i miratuar në leximin e parë nga Duma e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit, përcakton se shteti mund të vendosë “masa të veçanta ekonomike” gjatë operacioneve ushtarake dhe të kërkojë nga kompanitë që të furnizojnë ushtrinë me mallra dhe shërbime me kërkesë të qeverisë ruse.
Në shpjegimin e projektligjit thuhet se ushtria ka nevojë për materiale të reja dhe riparime të armëve për të vazhduar fushatën e saj në Ukrainë
Një tjetër projekt-ligj, do të ndryshojë ligjin e punës për t’i dhënë qeverisë të drejtën të rregullojë orarin e punës dhe të caktojë ditë pushimi në kompani të caktuara.
Kjo do të thotë se qeveria mund të detyrojë punonjësit e kompanive që furnizojnë ushtrinë të punojnë natën, gjatë fundjavës, pas asnjë ditë pushimi dhe pa leje vjetore.
Propozimet e të dy ligjeve u paraqitën nga qeveria ruse në Dumën e Shtetit. Ata ende duhet të kalojnë leximin e dytë dhe të tretë dhe duhet të shqyrtohen nga dhoma e lartë e parlamentit dhe të nënshkruhen nga presidenti Vladimir Putin në mënyrë që të miratohen si ligj./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...