Milan Radojçiq është në kërkim si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Ai përmes një video mesazhi ka bërë të ditur se kthyer në Kosovëm saktësishtë në veri të vendit.
Nënkryetari i Listës Serbe i ka njoftuar serbët e Kosovës se është kthyer, madje ai thotë se nuk do të zmbrapset.
“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, thotë Radojçiq nga Leposaviqi në videon e publikuar nga mediumi serb “Alo”.
Ndryshe, Milan Radojçiq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq, të gjithë serbë nga Kosova, janë vendosur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të ShBA-së.
Ndaj Radojcicit Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale, kishte lëshuar urdhërarrest, pasi që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Mirëpo, gati dy vjet më pas, në fillim të vitit 2021, ky urdhër-arrest është tërhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ai është krahu i djathtë i Zvonko Veselinoviqit, biznesmeni famëkeq serb nga veriu i Kosovës, i cili përshkruhej në raportet e policisë serbe dhe të inteligjencës të marra nga KRIK si një figurë kryesore e krimit të organizuar.
Radojçiq zyrtarizoi rolin e tij në Listën Serbe në qershor të vitit 2018, kur u bë nënkryetar i partisë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...