Autoritetet në Iran kanë mbyllur tri kafene në qytetin qendror të Qomit për shkak se klientet gra nuk mbanin shamitë e tyre, raportojnë mediat lokale.
“Tri kafene u mbyllën në Qom për shkak të shkeljeve të shumta, duke përfshirë mungesën e mbulesës së grave dhe çështje të tjera”, thuhet në deklaratën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, botuar në gazetën Hamshari.
“Pronarët e kafeneve janë thirrur nga policia përpara se të ndërmerren veprimet ligjore”, thuhet në deklaratë.Qyteti i shenjtë Shiit i Qomit është shtëpia e dhjetëra seminareve fetare dhe klerikëve të lartë.
Sipas ligjit islamik të zbatuar në Iran pas revolucionit të vitit 1979, gratë duhet të mbajnë një hixhab që mbulon kokën dhe qafën duke fshehur flokët.
Shumë prej tyre nuk e kanë zbatuar plotësisht këtë rregull, ku gjatë viteve kanë lejuar që mbulesat e tyre të kokës të rrëshqasin dhe të zbulojnë më shumë flokë, veçanërisht në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha./ TCh
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...