Ballkani ka barazuar me Zalgirisin me rezultat 1-1 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku skuadra jonë kishte më shumë nga loja.
Kampionët tanë e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me dy raste.
Ermal Krasniqi dhe Albin Berisha kishin raste ideale, por që nuk arritën të shënonin.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i epërsisë.
Nazmi Gripshi me një goditje shumë të bukur nga distanca arriti të shënojë për 1-0.
Në anën tjetër mysafirët u mbrojtën në fillimin e kësaj pjesëloje, por në rastin e parë që dolën para, arritën të shënonin.
Zhvillohej minuta e 25-të, kur Zalgiris fitoi një rivënie këndi, ku pas harkimit Olivier Buff u gjend më së miri dhe shënoi për 1-1.
Edhe pasi e pranoi golin, Ballkani kishte rast për të kaluar tutje, por goditjet e Gripshit dhe Armend Thaqit nuk ishin të sakta.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1,
Më të filluar pjesa e dytë Ermal Krasniqi tenton ta befasojë portierin mysafir, por pa sukses.
Në minutën e 55-të, Krasniqi sërish, kësaj radhe i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij shkon në trup të Edvinas Gertmonas.
Ballkani edhe në minutat në vijim kishte më shumë nga loja, por në metrat e fundit iu mungonte saktësia.
Albion Rrahmani në fund ka mundur ta dërgojë në ndeshjen e dytë ne epërsi Ballkanin, por u rrëzua para zonës në një rast ideal.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Lituani./arbresh.info/
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...