Shuhen të 5 vatrat e zjarrit në Shqipëri

22:18 | 5 Korrik 2022
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se të pesta vatrat e zjarrit që ditën e sotme përfshinë zona të ndryshme të Shqipëris janë shuar falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të punonjësve të pushtetit lokal dhe qendror.

“Pavarësisht temperaturave të larta, aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, një situatë e pakrahasueshme me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri”, thuhet në njoftim./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme