Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka reaguar pas vdekjes së mjekut Mentor Salihi, i cili u aksidentua derisa ishte në krye të detyrës në veturën e ndihmës së shpejt në Gjakovë.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij, shkruan arbresh.info.
“ Dr. Mentor Salihi, anëtar i OMK-së, doktor i mjekësisë, i punësuar në QKMF, në Gjakovë.Dr. Salihi kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin “Hasan Prishtina”, në vitin 2021. Detyra e mjekut si shpëtimtar jete, bëri që Dr. Salihi të ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në reagimin dhe ngushëllimin e Odës së Mjekësve të Kosovës.
Ndryshe, më 30 qershor në ora 12:05 autoambulanca është aksidentuar me një veturë në lagjen “Dardania” në Gjakovë.
Autoambulanca ishte duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.
Në autoambulancë ishin gjatë persona, përfshirë mjekun Mentor Salihi i cili ka ndërruar jetë sot si dhe shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili kishte vdekur një ditë pas aksidentit, shkruan arbresh.info.
I dyshuari për shkaktimin ishte aksidentit arrestuar menjëherë./arbresh.info/
LEXO EDHE
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...