Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 5 korrik në Beograd se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia duhet të gjejnë interesa të përbashkëta dhe të fillojnë bisedime të sinqerta për dallimet që kanë.
“Në 140 vitet e ardhshme të marrëdhënieve dypalëshe, Serbia dhe SHBA do të kenë shumë punë për të bërë. SHBA-të e kuptojnë rëndësinë e kësaj pjese të botës dhe kjo është arsyeja pse marrëdhëniet me Beogradin janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne”, tha ambasadori amerikan gjatë vizitës së tij në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd në hapjen e konferencës dyditore “Partneriteti Serbo-Amerikan nëpër shekuj”.
Konferenca, e cila zhvillon punimet sot dhe nesër është organizuar nga Qendra për Studime të Shteteve të Bashkuara të Fakultetit të Shkencave Politike, me rastin e shënimit të 140 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.
“Nuk i takon SHBA-së t’i thotë BE-së se kush duhet të jetë anëtar i saj dhe kush duhet t’i bashkohet asaj kur, por i takon SHBA-ve të thonë se ne duhet të vazhdojmë me projektin e një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe”, tha Hill dhe shtoi se marrëdhëniet me Evropën, përfshirë Serbinë, janë shumë të rëndësishme për SHBA-në.
Ai tha se amerikanët dhe serbët ndajnë tipare të përbashkëta.
“Asnjërit prej nesh, qoftë serb apo amerikan, nuk i pëlqen t’i thuhet se çfarë të bëjë. Por unë mendoj se duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin më mirë, të kuptojmë njëri-tjetrin. Në thelb, ne duhet të kuptojmë pak më shumë se çfarë është logjika në marrëdhëniet tona”, tha ai.
Ai përmendi edhe luftën në Ukrainë, duke thënë se pushtimi rus në atë vend përbën rrezik për të gjithë.
Më parë, gjatë një vizite në Nish në jug të Serbisë më 27 qershor, ai tha se “Serbia duhet të dyfishojë përpjekjet e saj dhe të kthehet në institucionet perëndimore dhe të harmonizohet me Bashkimin Evropian”.rel
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...