Google ADS

Konjufca priti në takim ambasadorin e Japonisë

16:44 | 5 Korrik 2022
L G

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin biseduan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Japoninë, zhvillimet politike në rajon dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Mizutani dhe shtetin e Japonisë për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës në aspektin e zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, duke shtuar se partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi mes shteteve tona po shënon gjithnjë e më shumë ngritje.

Kreu i Kuvendit dhe ambasadori Mizutani i vlerësuan shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën vullnetin për avancimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në dinamizmin e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok.​/arbresh.info/

Të ngjashme