Google ADS

Shkrumbohen 10 hektarë pyje në Krujë, dyshohet se është i qëllimshëm

13:29 | 5 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre është përfshirë nga flakët në Krastën e Krujës.

Zjarri deri tani ka shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe vijon të avancojë duke u përhapur me shpejtësi.

Zjarri sipas zjarrfikësve është i qëllimshëm, pasi janë disa vatra.

Dy grupe të forcave zjarrfikëse te Krujës janë në terren, duke u përpjekur të lokalizojnë flakët.

Shuarja e flakëve mbetet mjaft e vështire për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme