Therja e kurbanëve, BIK dhe AVUK bëjnë apel tek qytetarët

12:15 | 5 Korrik 2022
A. B.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, është takuar sot me Drejtoreshën e Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirijana Zymberajn.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, ku ka njoftuar se është folur për procesin e therjes së kurbanëve.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

“Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve.

Edhe znj. Zymberaj u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës bëjnë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK”, thuhet në njoftimin e BIK.

Postimi i plotë:

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në AVUK, znj. Ilirjana Zymberajn.

Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve.

Edhe znj. Zymberaj u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës bëjnë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme