Google ADS

Aksidentohet autobusi në Turqi, të paktën gjashtë të vdekur

12:04 | 5 Korrik 2022
A. B.

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në Kirklareli në veriperëndim të Turqisë.

Autobusi i udhëtarëve i kompanisë “Nilufer Turizm” u përmbys dhe ra në humnerë sot në mëngjes në dalje të Kirklareli.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të shumta të ambulancës dhe policisë.

Guvernatori i provincës turke, Birol Ekici tha për AA se autobusi po udhëtonte nga Edirne në Bodrum, i cili u aksidentua në qarkun Luleburgaz.

Ai tha se në aksident humbën jetën të paktën 6 persona, mes tyre një fëmijë, ndërsa 25 të plagosurit u dërguan në spitale./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme