Në vazhdimësi të angazhimeve policore në ngritjen e masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të vetëdijesimit, në kuadër te planit operativ “Sezoni Veror 2022” dhe “Siguria ne Trafikun Rrugor” te gjitha Stacionet Policore.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Njësite tjera në kuadër te Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë filluar së realizuari fushatën vetëdijesimi me moton “mospërdorimi i telefonave gjatë ngasjes së automjetit“, ku përmes kësaj fushate synohet sensibilizimi i qytetareve/vozitësve, që për sigurinë e tyre, dhe të tjerëve te evitojnë përdorimin e telefonit gjatë ngasjes/drejtimit të automjeteve.
Edhe pse veprimet policore në fushën preventive janë duke u zbatuar në përputhje me autorizimet dhe masat ligjore, përkundër këtyre është vlerësuar si e nevojshme dhe e domosdoshme veprimi alternativ ku policia për pjesëmarrësit në trafikun rrugor po shpërndanë fletushka me porosi, vetëdijesimi/sensibilizimi të qytetarëve/vozitësve.
Realizimi i këtyre masave preventive edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë ku në kuadër të kësaj fushate, pjesëmarrësve në trafik nga ana e zyrtarëve policor në teren, iu janë shpërndare një numër i konsiderueshëm i fletushkave me mesazhe vetëdijesimi “përdorimi i telefonit gjate ngasjes/drejtimit te automjetit” sanksionohet me Ligj!
Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...