Beatrix Ramosaj ka reaguar sërish për ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. “Më vjen mirë, gëzohem”, tha këngëtarja gjatë një interviste të realizuar në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Ulqin disa javë më parë, por që është publikuar së fundmi.
Kujtojmë që pak javë më parë, këngëtarja theu heshtjen për thashethemet që qarkullonin se Bora dhe Donaldi janë ribashkuar. “Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëqoftëse ata kanë gjetur lumturinë, atëherë dhe unë jua uroj”, tha ajo për ribashkimin e tyre.
E pyetur nëse është penduar për gjërat që ka kaluar në shtëpinë e famshme, këngëtarja tha: “Jo nuk jam pishman. Nuk ka asgjë për të qenë pishman. Nëse do ta ktheja kohën pas do t’i thosha vetes që të mos kishte aq shumë frikë dhe mbase ta shijoja më shumë si eksperiencë.”
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...