Në bashkëbisedim me biznesmenë në Holandë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë teksa tha se në nëntokën shqiptare po zbulohet një sasi e madhe gazi dhe nafte. Sipas Ramës kjo do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe ndikon në Evropë.
“Holanda ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur.
Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit Edi Rama vlerësoi mbështetjen e Holandës dhe renditi disa prej investimeve më të rëndësishme holandeze në Shqipëri./arbresh.info/
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...