Google ADS

Temperaturat do të shkojnë deri në 41 gradë në Shqipëri

08:01 | 5 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Temperatura të larta do të ketë në të gjithë rajonin, këto janë temperaturat e parashikuara për sot:

Shqipëria

Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave në vend ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here priten dhe mini- stuhi breshëri. Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata përmirësojnë sërish motin duke ri-sjellë kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por konstante vijojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

 

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në shumë zona të MV. Kjo situate e vranësirave dhe rrebesheve të shiut do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje.

 

Rajoni dhe Europa

Evropa veriore dhe ajo Qendrore do të paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe mini stuhi breshëri. Po ashtu, me vranësira të shumta dhe reshje të dendura shiu karakterizohen Evropa Lindore dhe pjesërisht Ballkani. Përsa i përket, gadishullit Iberik, ishujt Britanikë, brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme