Google ADS

Dhimbja e gjunjëve: Zbulohet ushtrimi i vetëm që ju ndihmon

01:04 | 5 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Nëse vuani nga dhimbjet e gjurit, mund ta luftoni atë lehtë edhe pa mjekim.

Pra, nëse jeni duke pyetur veten se si të zvogëloni dhimbjet e gjurit edhe pa mjekim, ne kemi një lajm të mirë për ju, transmeton portal arbresh.info

Një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga Dr. Grace Hsiao-Ëei Lo ishte në gjendje të verifikonte efektivitetin e këtij aktiviteti të thjeshtë në parandalimin dhe uljen e dhimbjes së gjurit për ata që vuajnë nga osteoartriti.

Të dhënat u mblodhën duke përdorur një grup njerëzish të moshës 50 vjeç e lart, të cilëve u është kërkuar që të tregonin me saktësi se sa shpesh ecnin, ndërkohë që shkencëtarët kanë ndarë grupin e njerëzve në dy sosh.

Të parët, “shëtitësit”, janë ata që kanë treguar se ecin për stërvitje 10 herë ose më shumë; e dyta, “jo ecësit” nga dhjetë më pak. Rezultatet janë befasuese.

Edhe nëse gjunjët shfaqnin simptoma të osteoartritit, dhimbja u reduktua me 40% ose madje mungonte për këmbësorët. Duke qenë se studimi kishte një kohëzgjatje, që përfshin disa vite, u zbulua se efektet janë jashtëzakonisht të dobishme edhe në afat të gjatë.

Ecja për aktivitet fizik ka disa anë pozitive: është një aktivitet që merr pak kohë, krejtësisht falas dhe pa efekte anësore (ndryshe nga ilaçet). Gjithashtu, lëvizja ndihmon në shëndetin e zemrës, zvogëlon rreziqet që lidhen me obezitetin dhe diabetin dhe mund t’ju ndihmojë të zvogëloni shanset për të zhvilluar disa lloje të kancerit gjithashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme