I nxehti i këtyre ditëve ka rritur me gati 200 raste urgjence në 24 orë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pranë qendrës kombëtare të urgjencave, rreth 130 gjendje të fikti apo humbje koshience .
Spostimi i qytetarëve drejt plazheve këtë fundjave qe lame pas ku termometri ne hije shënoi 39 grade celius dhe qe ndihej 2-3 grade me shume ndikoi ne përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shumë pushues, madje u shënuan edhe dy infarkte.
Dr.Brataj u kërkon qytetareve të jenë te kujdesshëm si me ekspozimin ne diel por dhe futjen në ujë.
Shefi i Urgjencës kombëtare thotë se janë ne gatishmëri ,por duhet qe qytetaret e pranishëm në një situatë të telefonojnë menjëherë pasi ndihmën e parë mund ta japin ata duke u konsultuar deri në mbërritje e autoambulancës.
Në qendrën kombëtare të urgjencave ne këtë periudhe janë shtuar thirrjet edhe për sëmurët covid ./Top Channel/
Ambasada e Kosovës në Turqi dënon sulmin në Ankara
Akuzohen për korrupsion e pastrim parash, përfundon seanca p...
Avokati i Popullit kërkon që viktimat e dhunës seksuale gjat...
Jahjaga takohet me Clinton, e falënderon që SHBA i qëndroi a...
“Pse po don më i vjedh?” – Përplasje e ashpër mes Arionit dh...
Von Der Leyen vlerëson gjyqësorin, Rama: Rasti “Meta...