Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga shteti i Iowa-s që po qëndron në Kosovë, i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, ushtarakë, akademikë e gazetarë.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe marrëdhënien speciale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Ai i falënderoi për mikpritjen gjatë vizitës zyrtare atje.
U theksua potenciali për rritje të bashkëpunimit dhe u bisedua për krijimin e mundësive të reja për rritjen e investimeve në sektorin e energjisë, ekonomi, tregti dhe teknologji të informacionit, si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta.
U vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ushtarak dhe ai në fushën civile, ndërsa u veçua bashkëpunimi ndërmjet universiteteve të të dyja vendeve.
Në emër të delegacionit të Iowa-s, ish gjenerali Orr u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë partneritet.
Në takimin e përbashkët me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe shefin e Misionit në Konsullatën e Iowa-s, Artan Duraku, u theksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin dhe forcuar partneritetin, në të gjitha fushat zhvillimore. /arbresh.info/
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...