Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.
Pllana tha se derisa ka qenë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.
“Sot me datë 04.07.2022 rreth orës 01:30 është raportuar se sa ka qenë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.
Pas një pune policore është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar A.J., 31 vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar një armë, një karikator i zbrazur dhe 8 gëzhoja, me urdhër të prokurorit të dyshuarit në fjalë ju ka caktuar masa ndalimit policor për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, tha zëdhënësja Pllana. /arbresh.info/
Ky është parashikimi i motit për vikend
Agjenti i Salah ofron shërbimet e egjiptianit te gjiganti ev...
Zv/kryeprokurori i Pejës Ersan Qavolli dhe familja e tij mer...
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...