Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është hequr lista e pritjes për vendosjen e fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohet kryerja e procesit të dializës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se është rritur për 100 përqind numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të radio-frekuencës.
“Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla”, thuhet në njoftim.
“Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës. /arbresh.info/
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...