Google ADS

“Bëje Zot Kosovën Amerikë”, Gili uron pavarësinë SHBA-së me një skeç me Adem Mikullovcin

14:23 | 4 Korrik 2022
A. B.

Ata shfaqen në një skenë, teksa thonë: “Sonte do të lutemi bëje Zot Kosovën Amerikë, ta gjejmë një lider që nuk ka frikë, që të tjerët këmishën mos t’ia qepin, Kosovën le ta dojmë më shumë se xhepin”.

E të njëjtën dëshirë Fevzie Konushevci – Berani (emri i vërtetë i Gilit) e ka edhe sot.

“Si dikur edhe sot e njëjta dëshirë! Gëzuar 4 korrikun Amerikë. E xhiruar në vitin 2000”, ka thënë ajo.

Theksojmë që 246 vite më parë është ratifikuar Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme