Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka udhëtuar drejt Hagës ku ka takuar përfaqësues të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Rama në një njoftim në “Facebook” ka bërë të ditur se ka pasur një takim me presidentin e gjykatës në Hagë, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e kësaj gjykate, Karim Khan.
Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ndjek penalisht të akuzuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Kujtojmë se, një natë më parë Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, në Amsterdam. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?