Rama: Dita e pavarësisë së SHBA-së në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

10:37 | 4 Korrik 2022
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi sot 4 korrikun Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Ky 4 korrik përkon me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Mirëmëngjes dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100- vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i ngarkuar me punë dhe i pasuar nga ambasadori i SHBA-së Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme