Depay nuk bënë pjesë në planet e Barcelones

08:02 | 4 Korrik 2022
K.B

Memphis Depay pritet që të largohet nga Barcelona, pasi që thuhet se ai nuk është në planet e klubit dhe trajnerit, Xavi.

Reprezentuesi holandez u transferua në “Camp Nou” si futbollist i lirë nga Lyoni në verën e kaluar, teksa shënoi 13 gola dhe dy asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Depay nuk arriti të zë vend në formacionin bazë të Xavit, pas transferimit të Aubameyangut e Torresit. Ai gjithashtu vuajti nga lëndimet e shpeshta.

“Marca” ka raportuar se 28-vjeçari është informuar se ai nuk është pjesë e planeve të Xavit për sezonin e ardhshëm.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh më tutje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme