Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova, do të mbajë sot aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media, nga Dhomat e Specializuara.
“Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e DHSK-së.
Në takim ftohen të marrin pjesë edhe gazetarët.
Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kamerat nuk lejohen, megjithatë, takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Youtube dhe të gjithë gazetarët do të marrin lidhjen në mënyrë që të kenë qasje të menjëhershme në video.
Në njoftim është bërë e ditur se fotografitë e takimit do t’u vihen në dispozicion mediave të interesuara, sipas kërkesës, pas takimit.
“Takimi do të mbahet në anglisht, me përkthim simultan në shqipe dhe serbishte. Në takim mund të merret pjesë fizikisht ose përmes platformës Zoom në internet. Edhe pjesëmarrësit që do ta ndjekin takimin përmes internetit do të kenë opsionin e përkthimit simultan si dhe mundësinë për të bërë pyetje”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...