Rusia tha se kishte marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor ukrainas të Luhansk të dielën pasi pushtoi bastionin e fundit ukrainas të Lysychansk.
Marrja nën kontroll e këtij rajoni, është një fitore politike për Kremlinin dhe e zhvendos fokusin e fushëbetejës në rajonin fqinj të Donjeckut, ku Kievi ende kontrollon pjesë të territorit, shkruan Reuters.
Moska thotë se po pushton rajonin e Luhanskut për t’ia dhënë atë Republikës Popullore të Luhanskut të vetëshpallur të mbështetur nga Rusia, pavarësinë e së cilës e njohu në prag të luftës.
Komanda ushtarake e Ukrainës tha se forcat e saj ishin detyruar të tërhiqeshin nga qyteti.
“Vazhdimi i mbrojtjes së qytetit do të çonte në pasoja fatale. Për të ruajtur jetën e luftëtarëve ukrainas, u mor një vendim për t’u tërhequr,” u shpreh komanda përmes një deklarate. /euronews.al/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?