Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar pas incidentit që ndodhi mbrëmë në Skenderaj, ku nga arma e zjarrit mbeti i plagosur një zyrtar policor, dhe një tjetër i lënduar nga mjetet forta.
Në këtë incident dyshohet të jetë përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me disa familjarë të tij.
Sindikata e Policisë në reagimin për media ka kërkuar nga organet e drejtësisë që personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me ç’rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit! Jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konform informatave që do t’i sigurojmë. Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e sindikatës.
Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnatës. Siç bëhet e ditur nga Policia ata janë plagosur në një pikë kontrolli.
“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pikë të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./arbresh.info/
lexo edhe:
Konfirmohet plagosja e dy policëve në Skenderaj, arrestohen dy persona
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...