Israel Adesanya ishte shumë më superior se Jared Cannonier dhe e ruajti lehtësisht titullin e tij në peshat e mesme në UFC 276 në T-Mobile në Las Vegas, Nevada.
Adesanya dominoi në të pesë raundet, pasi nuk u përball me një kundërshtar që e vuri në telashe.
Cannonieri as që u përpoq, nuk dinte çfarë të bënte kundër kampionit. Lufta nuk pati shumë veprime dhe në fund të meçit tifozët qortuan të dy luftëtarët me ulërima të forta.
Luftëtari nigerian përdori mirë gjatësinë e duarve për të mbajtur kundërshtarin e tij në distancë. Ai nuk nxitoi dhe e lëndoi Cannonierin me goditje në këmbë dhe në bark. Raundi i parë u dominua nga afrikani.
Në raundin e dytë ai që doli shumë më agresiv ishte Adesanya dhe Cannonier thjesht nuk mund të gjente kohën për të futur grushtet e tij.
Cannonier pati momentin më të mirë të përleshjes kur u përpoq ta rrëzonte Adesanyan duke e dërguar në tokë, por nigeriani arriti të mbrohej mirë dhe ta mbante luftën në këmbë.
Në raundin e katërt dhe të pestë nuk ndryshoi shumë, Adesanya e menaxhoi mirë distancën, nuk rrezikoi shumë, me goditje më së shumti e mbajti kundërshtarin larg. Cannonierit i mungonte uria, dëshira për të fituar, ai kurrë nuk shkoi përpara me vrull, ai qëndroi në distancë dhe la shumë për të dëshiruar.
Në fund gjyqtarët dhanë të gjitha pikët në favor për kampionin e peshave të mesme të UFC, Israel Adesanya, i cili fitoi me rezultat 49-46, 49-46, 50-45. /telegrafi
The @Stylebender reigns supreme #AndStill 👑 #UFC276 pic.twitter.com/cN507JFtLL
— UFC (@ufc) July 3, 2022
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...