Dashi: Në dashuri ka ardhur koha të flisni, të thoni atë që mendoni. Tani gjithçka mund të zgjidhet me vullnet të mirë. Në punë, të favorizuar janë ata që synojnë të përfundojnë një projekt!
Demi: Ka pak axhitim në ajër, veçanërisht në mëngjes, është më mirë të shmangni diskutimin e çështjeve sentimentale. Në punë, është mirë të shmangni rreziqet, veçanërisht nëse keni biznesin tuaj!
Binjakët: Në dashuri keni kapërcyer një periudhë pasigurie, ndaj tani e dini se çfarë doni dhe çfarë duhet të bëni. Nuk do ju mungojë energjia në këtë korrik dhe krizat do të zgjidhen. Në punë, plane të mira përpara – përpiquni të shfrytëzoni sa më shumë këtë moment!
Gaforrja: Thjesht flisni shumë dhe kështu po krijoni kaq shumë probleme. Jeni pak të tronditur në dashuri, ndaj më mirë qëndroni të qetë. Në punë, para se të thoni atë që mendoni më mirë fliteni më parë me veten dhe pastaj gjykoni a duhet ta thoni!
Luani: Në dashuri, përpiquni të jeni të sinqertë në radhë të parë me veten. Marrëdhëniet janë në krizë, sidomos për ata njerëz që janë tashmë të fejuar ose kanë shkuar edhe më larg. Në punë përpiquni të ndiqni favorizimin që ofrojnë yjet për profesionet që ju lejojnë të udhëtoni!
Virgjëresha: Hëna është në anën tuaj, kështu që edhe beqarët duhet t’i përvishen punës dhe të heqin dorë nga emocionet. Qetësia është gjithnjë aty. Në punë, ndoshta duhet të ngrini zërin: ka nga ata që nuk ju dëgjojnë!
Peshorja: Hëna është në anën tuaj, kështu që përpiquni ta lini veten të shkojë pas ndjenjave, pas dashurisë dhe të shijoni këtë moment të bukur. Në punë, ndoshta duhet ta bëni veten të dëgjohet më shumë: dikush rreth jush nuk po e çan kokën!
Akrepi: Hëna është në anën tuaj, por në dashuri duhet të jeni ende pak të kujdesshëm. Në punë, përpiquni t’i realizoni projektet tuaja, edhe nëse jeni të stresuar dhe të lodhur!
Shigjetari: Pjesa e dytë e ditës së diel është paksa poshtë në dashuri, por takimet e reja gjithsesi mbeten të preferuara. Në punë, perspektivat janë të mira – thjesht duhet të përpiqeni të bëni diçka të rëndësishme, diçka që ka sy!
Bricjapi: Në dashuri përpiquni të ruani qetësinë, të mos i tronditni shumë gjërat dhe të jeni xheloz (pa arsye). Në punë, përpara se të veproni, më mirë vëzhgoni se si po shkojnë gjërat rreth jush!
Ujori: Ditë interesante në dashuri, por kini kujdes nga konfliktet me të lindurit e shenjës së Demit ose Akrepit. Historitë e reja duken premtuese. Në punë jeni pak dembel, ndoshta dëshironi të bëni diçka ndryshe: por, të paktën për momentin, më mirë pranoni atë që keni!
Peshqit: Pasdite e turbullt për ndjenjat, më mirë të mos ushqeni polemika. Në punë, gjithçka është e ndërlikuar në kushtet kur keni kaq shumë përgjegjësi: ndoshta do t’ju duhet të ngrini zërin!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...