Ish-kryeministri Sali berisha ka premtuar se nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën e emigrantëve.
Në një bashkëbisedim online me shqiptarë të diasporës, Berisha tha se në vitin 2013 PD paraqiti një draft që emigrantët të votonin online, por kjo u refuzua nga Edi Rama, i cili sipas Berishës kërcënoi me bojkot të zgjedhjeve.
“Nuk do ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj, është detyrim kushtetues i shtetit shqiptar. Nuk ka emigracion nga vendet e Ballkanit që nuk voton veç atyre shqiptarë. Rama do të përdorë formula për emigracionin e vitit 1919. Këtë nuk do ta pranojmë, do luftojmë së bashku me ju. Çdo emigrantë duhet të ketë të drejtën të votojë për forcën politike dhe kandidatin që dëshiron në rrethin e tij”, tha Berisha./abcnews.al/
Orban u bën thirrje hungarezëve t’i “rezistojnë” Brukselit
Policia ia publikon fotografinë një gruaje që po kërkohet pë...
“I kam fshehur thikat”, pse Rezi po frikësohet nga veprimet ...
Mourinho flet për 115 akuzat e Man Cityt dhe pretendon se Ma...
Tri ditë para dasmës, Dafina Zeqiri shfaqet nudo +16
Harris dhe Trump luftojnë për vota në shtetin vendimtar të P...