Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ka mbërriti në Damask në një përpjekje për të qetësuar tensionet pas kërcënimit të Turqisë për një ofensivë të re që synon forcat kurde në Sirinë veriore.
Vizita e kryediplomatit të Iranit “kishte për qëllim vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon midis Sirisë dhe Turqisë”, citon agjencia zyrtare e lajmeve iraniane, IRNA, Agjencia France-Presse (AFP), transmeton portal arbresh.info
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se do të nisë një ofensivë të re që synon forcat e Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) të mbështetura nga SHBA dhe të lidhura me SDF në Sirinë veriore, një grup militant aleat me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë të NATO-s në luftën kundër Shteti Islamik (ISIS).
Turqia e sheh YPG-në si një degë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup i armatosur që ka qenë në luftë në Turqi për vetëqeverisje kurde për katër dekada, dhe si rrjedhim dhe kërcënim ekzistencial.
Ministri i Jashtëm iranian ka theksuar se Teherani kundërshton çdo operacion ushtarak nga Turqia në veri të Sirisë.
Amir-Abdollahian i bëri këto komente në fillim të një vizite në Damask, raportoi Associated Press.
“Ne i kuptojmë shqetësimet e fqinjit tonë, Turqisë, por ne kundërshtojmë çdo masë ushtarake në Siri”, tha ai, duke shtuar se Irani po përpiqet të zgjidhë “keqkuptimin midis Turqisë dhe Sirisë përmes dialogut”.
Irani dhe Turqia janë partnerë të rëndësishëm tregtarë, të cilët mbështesin palët kundërshtare në luftën civile siriane./arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane