Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin përmes së cilit po kërkohet tërheqja prej 30% e mjeteve financiare në Trust.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, shkruan arbresh.info.
“I fascinuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me Adnan Jasharin, organizator i peticionit dhe protestave të mbajtura në Prishtinë për lejimin e tërheqjes së Trustit”, ka shkruar ai.
“Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, përfundon postimi i tij.
Projektligji për Trustin është hedhur në votim në seancën e Kuvendit të 23 qershorit, por nuk kaloi pasi pozita e kundërshtoi atë.
Kundër tërheqjes së kursimeve pensionale ka dalë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe kabineti qeveritar i tij./arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...