Partia në pushtet ka vendosur që në të shtunën mbrëma të bëjë pak politikë më një video në Facebook, duke tentuar të sjellin një rezymë të gjendjes në veri të Kosovës ndër vite.
Në fillim të asaj video, shfaqen pamje me zë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili pas lufte thoshte se kosovarët do të kthehen në pronat e shtëpitë e tyre në veri të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Më tutje, në këtë video të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se politikanët kosovarë kanë investuar në veri, ndërkohë që Serbia vazhdonte, siç e quajnë ata “kolonizimin” duke ndërtuar lagje në veri të Mitrovicës.
Por, ajo që bie në sy është fakti se përmendet edhe pagesa e rrymës për serbët e veriut nga institucionet e Kosovës.
“Po integrohet veriu na thoshin politkanët tanë që kishin filluar të investojnë në kriptovaluta, ndërkohë që Serbia po vazhdonte kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit. Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje. Sa herë thuhej integrim bëhej ndonjë ndarje e mëtejmë. Dikur madje thanë se veriu nuk vyen gjë, duhet ta japim se është dhuratë e Rankoviqit. Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”, thuhet në atë video.
Gjithashtu, pak më vonë, në video përmendet fakti se tani serbët e veriut do të paguajnë energjinë elektrike. Por, një gjë nuk përmendet në këtë video. Fakti që marrëveshja për energjinë që tash do t’i obligojë serbët të paguajnë faturat, është e njëjta e viteve 2013 dhe 2015 të cilën VV e kundërshtuan dhe penguan implementimin e saj.
“Me vetëm një vit e gjysmë qeverisje të kryeministrit Kurti, referendumi i Serbisë nuk u lejua të mbahej. Zgjedhjet e Serbisë, që për 20 vjet u mbajtën pa pengesë, nuk u lejuan. Energjia elektrike që për 20 vjet nuk u pagua, tash e tutje do të paguhet. Aty ku më parë policia shkonte vetëm me helikopter, u ndërtuan tri stacione të reja policore. Mallrat e padoganuara u konfiskuan. Rrugët e kontrabandës u mbyllën. Qendrat e kriptovalutave u mbyllën. Laboratorët e prodhimit të drogave u mbyllën. U vendos rend dhe ligj si në asnjë pjesë tjetër të Republikës së Kosovës”, thuhet në video.
Me të ardhur në qeveri Lëvizja Vetëvendosje, më saktësisht zëvendëskryeministri i Kosovës nga ky subjekt politik, Besnik Bislimi vendosi që ta nënshkruaj një udhërrëfyes, kryekëput të bazuar në dy marrëveshjet e viteve më parë që i obligonte serbët të paguajnë energjinë elektrike.
Madje, nga Kosova u licencua kompania të cilën e Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate e kishin përmendur edhe me emër. Bëhet fjalë për “Elektroserverin” e marrëveshjes së energjisë që dikur për Lëvizjen Vetëvendosje “legalizonte ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë dhe pamundësonte unifikimin me Shqipërinë”./arbresh.info/
“S’jam as i pari, as i fundit”, Ledri Vula flet për ndarjen ...
Haradinaj: Trefishimi i pensioneve të veteranëve është përgj...
‘Bëhet shok me personin që të ka shprehur pëlqim’, Vullneti ...
Përleshje me gjëra të forta mes të rinjve në Tiranë, sherri ...
‘Ky ka pasë mundësi me pas super debat të mirë…’, Vullneti a...
Ramos vazhdon të presë një telefonatë nga Real Madridi, por ...