Google ADS

Ukraina përgënjeshtron separatistët: Lysychansk nuk është rrethuar

18:16 | 2 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Ushtria ukrainase ka hedhur poshtë pretendimet se separatistët e mbështetur nga Rusia dhe forcat ruse kanë rrethuar qytetin kyç lindor të Lysychansk.

Ruslan Muzytchuk, një zëdhënës i Gardës Kombëtare të Ukrainës i mohoi deklaratat në televizionin ukrainas.

“Luftimet janë të ashpra rreth Lysychansk. Por për fat të mirë qyteti nuk është rrethuar dhe është nën kontrollin e ushtrisë ukrainase”, tha ai.

Një zëdhënës i forcave separatiste pro-ruse tha më herët për mediat shtetërore ruse se Lysychansk ishte plotësisht i rrethuar. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme