Sezoni turistik dhe ardhja e turistëve kanë dobësuar ndjeshëm euron.Ditët e para të korrikut kanë shënuar një tjetër zhvlerësim të monedhës europiane kundrejt monedhës shqiptare.
Sipas kursit të këmbimit valutor në vend, një euro po shkëmbehet mesatarisht me 118 lekë i cili rezulton niveli më i ulët i regjistruar gjatë këtij viti.
Agjentët financiarë parashikojnë që gjatë muajve korrik e gusht, euro pritet të prekë nivelet më të ulëta të viteve të fundit. Kjo si pasojë e prurjes së turistëve në vend, të cilët do të shtojnë qarkullimin e monedhës europiane.
Një tjetër arsye e forcimit të euros është edhe rritja e ndjeshme e remitancave që kanë sjellë emigrantët në muajt e parë të këtij viti.
Por cilët përfitojnë nga kjo luhatje e kursit të këmbimit? Zhvlerësimi i euros ndaj lekut është pozitiv për të gjithë ata persona që kanë marrë kredi në monedhën evropiane por edhe për qeverinë shqiptare pasi paguan më pak interesa për borxhin publik.
Eksportet shqiptare goditen nga dobësimi i euros ndaj lekut sepse i blejnë mallrat me euro dhe i shesin në lekë dhe padyshim depozituesit të cilët përfitojnë më pak të ardhura.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i turistëve në 5 muajt e parë të këtij viti ishte 1.6 mln duke rezultuar me rritje edhe në raport me periduhën e para pandemisë.Në 5 mujorin e 2019 Shqipërinë e vizituan më pak shtetas të huaj. Ardhja e turistëve të huaj pritet të ndikoj direkt në forcimin e lekut. /abcnews.al
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua