Notarja nga Kosova Vanesa Beka, zhvilloi sot garën e notit në Lojrat Mesdhetare “Oran 2022”

14:52 | 2 Korrik 2022
E.H

Vanesa Beka ka zhvilluar sot garën e parë të notit, disiplina delfin 50 metra, në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Notarja jonë dha maksimumin e saj, duke thyer edhe rekordin personal, por që konkurrenca e madhe bëri që ajo të përfundojë në vendin e 14-të, të shtatin në baterinë e saj.

Koha e saj ishte 1:20.87 minuta.

Vanesën nga afër e përkrahën edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Vanesa do të garojë edhe të hënën në 100 metra delfin.

Vanesa ishte garuesja e vetme e ekipit tonë, që garoi në LM Oran 2022./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme