Festa e 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bashkë në Tiranë Presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
Pas retorikave të ashpra të Presidentit për ambasadoren Kim, duket se situata është qetësuar.
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh, që Meta shfaqet miqësor me diplomaten amerikane.
Në një konferencë me temë trafikun e qenieve njerëzore në muajin maj, Presidenti u pa për herë të parë duke shtrënguar duart me ambasadoren, duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit.
Meta tha atë ditë se nuk ka asnjë problem mes tyre. Ky është një zhvillim pozitiv për Presidentin, që pasi të lërë mandatin në 24 korrik mund t’i rikthehet politikës.
Por e sigurt është, se të njëjtin mendim nuk ka Sali Berisha, që ruan afrimitetin me Metën, por përplasjet dhe akuzat ndaj ambasadores nuk ka ndërmend t’i ndalë.TopChannel
Begaj takon përfaqësues të komunitetit shqiptar në Sarajevë ...
Osmani falënderon USAID-in: Pas luftës, kur ëndrrat u shkatë...
Zvicra do të mbyllë nëntë qendra azili për shkak të fluksit ...
Shefi i Pentagonit konfirmon se Koreja e Veriut ka dërguar u...
Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës e Hercegovinës ...
KE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shte...