Trotinetet elektrike| Çmimet, modelet dhe si funksionojnë

12:17 | 2 Korrik 2022
E.H

Qytetarët e kanë gjetur një zgjidhje më të lehtë duke përdorur trotinetet elektrike, kjo një mundësi e lirë por edhe më e shpejtë për të arritur në vendet ku ata dëshirojnë të shkojnë.

Ne jemi interesuar për çmimin e tyre, modelet dhe si funksionojnë, ndjekim materialin në vazhdim.

Menaxherja e dyqanit ‘Rrota’, Bardha Çoçaj, ka treguar për çmimet e trotineteve elektrik dhe sipas saj çmimet varen nga bateria, motori dhe goma.

“Çmimet janë të ndryshme varësisht nga trotinetet elektrike nga bateriat dhe specifikat e trotineteve, fillojnë nga 150 euro e më lartë gjithmonë duke pasur parasysh edhe kërkesat e klientëve, siç e ceka nga bateria, motori, goma gjithçka që e ngrit çmimin apo e ulë, këto karakteristika e bëjnë edhe çmimin”, tha ajo.

E sipas saj koha e trotinetit për tu mbushur varet nga bateria se sa ampera i nevojitet për tu kompletuar me rrymë.

“Koha e trotinetit për tu mbushë varet nga bateria p.sh një bateri gjashtë ampera i nevojitet tre deri në katër orë maksimumi që duhet me u mbushë, është fjala komplet”, tha menaxherja.

Ajo shton se kohën e fundit ka pasur një interesim shumë të madh, krejt kjo si pasojë e rritjes së çmimeve, e sipas saj trotinetet elektrik po përdoren nga mosha të ndryshme.

“Interesimi është mjaft i madh sidomos kohën e fundit dhe trendi i trotineteve veç ka filluar një rritje shumë më të madhe se herëve te kaluara, kemi mosha të ndryshme nga 14-15 vjet deri në 65-70 varësisht nga interesimi i njerëzve ndoshta dhe adrenalina i shtyn ata me provo këtë lloj të trendit patjetër duhet me cek se është ekonomik tani me këto rritje të çmimeve te fundit edhe me shume ka filluar të shitet”, theksoi ajo.

Menaxherja thotë se furnizimi me trotinet elektrik bëhet direkt nga Kina, janë fabrikat që prodhojnë adekuat për dyqanin dhe në bazë të kërkesave të klientëve bëhen edhe porositë

“Furnizimin e bëjmë direkt nga Kina, i kemi fabrikat që prodhojnë adekuat për neve dhe mbas kërkesave të klientëve i bëjmë edhe porositë”, tha Bardha Çoçaj.

E, sipas saj ka trotinet me goma me ajër dhe me goma solide, pastaj ka trotinet me bateri gjashtë ampera, por ka trotinet edhe me bateri 20 amper, sa më e madhe të jetë bateria edhe distanca që mundet me bo trotineti është më e madhe.

“Ka trotinet me goma me ajër dhe me goma solide mandej ka trotinet me bateri gjashtë ampera por ka trotinet edhe me bateri 20 amper. Sa më e madhe të jetë bateria edhe distanca është më e madhe që mundet me bo trotineti me , gjithmonë edhe shpejtësia ndikon në hargjimin e baterisë, nëse shpejtësia e trotinetit është e madhe atëherë edhe bateria shpenzohet më shpejtë”, tha ajo.

Ka një llojshmëri të trotineteve nga shpejtësia, duke filluar nga 20 kilometra për orë deri në 112 kilometra për orë, pastaj bëhet ndarja nga fuqia e motorit nga 350 vat deri në 5650 vat.

“Kemi trotinet me shpejtësi deri në 112 kilometra në orë por kemi edhe prej atyre qe janë deri në 20 kilometra në orë gjithmonë për mosha ma të vogla. Kemi trotinet me fuqi të motorit të ndryshme nga 350 vat deri në 5650 vat, kjo fuqi është fuqi është shumë e madhe në krahasim me trotinetet e tjerë, por duke pasur kërkesa shume nga klientët për këtë lloj modeli”, tha menaxherja.

Rikujtojmë se kohët e fundit për shkak të ngritjes së çmimeve të derivateve, shumë qytetarët janë fokusuar në blerjen e trotineteve, dhe kjo rrjedhimisht ka bërë që të kemi një numër shumë të madh të trotineteve nëpër rrugët e vendit./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme