Të panumërta ishin automjetet me qytetarë të Kosovës qe kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë të shtunë.
Procedurat lehtësuese te miratuara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive po zbatohen në kufi duke shmangur kontrollet.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm te mire këtë protokoll e që ka dhënë efektet e menjëhershme në shtim të fluksit te qytetarëve drejt Shqipërisë.
“Janë orët pik të mëngjesit që lëvizjet janë shumë të mëdha dhe aktualisht nuk kemi asnjë makinë në pritje. Kjo do të thotë se më tepër njerëz lëvizin pa kontrolle. Kjo është një fazë eksperimentale. Të shikojmë sesi do të ecë më vonë”, tha Minxhozi.
E njëjta procedurë po zbatohet edhe ne Piken Kufitare te Shishtavecit si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.
Aplikimi i protokollit për liberalizimim e lëvizjes në dy anët e kufirit, ka efektet e tij përgjatë fundjavave të sezonit veror qershor 30 shtator por edhe festave zyrtare e kombëtare të dy shteteve shqiptare. /abcnews.al
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...