Interi ka refuzuar një propozim të Juventusit për shkëmbim lojtarësh gjatë afatit kalimtar veror.
Dy skuadrat italiane patën biseda, por në fund nuk u arrit një marrëveshje për të bërë shkëmbim futbollistësh.
Në fakt ka qenë Zonja e Vjetër që i ka ofruar Interit mbrojtësin anësorë Juan Cuadrado si shkëmbim kokë më kokë me Edin Dzekon.
Drejtuesit e Interit fillimisht kanë menduar për ta bërë realitet këtë, por në fund Bepe Marotta ka refuzuar pasi dy sulmuesit që do të largohen janë Joaquin Correa dhe Alexis Sanchez.
Arsyeja tjetër që Inter refuzoi këtë shkëmbim është se mbrojtësi holandez Denzel Dumfires nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Gjithsesi torinezët tani i mbetet të shikojnë një zgjedhje tjetër për repartin ofensivë, pasi nuk do të mund ta marrin Dzekon nga Interi./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...