Elon Musk është takuar me Papa Françeskun. Takimi i papritur është zhvilluar një ditë më parë në selinë e Atit të Shenjtë. “I nderuar të takoj Papën dje”, shkroi Musk në Twitter të premten në mbrëmje.
Shefi i Tesla ishte i shoqëruar nga katër nga shtatë fëmijët e tij. Fëmija i tij i pestë, i njohur më parë si Xavier, njoftoi muajin e kaluar se tani është një vajzë transgjinore e quajtur Vivian Jenna Wilson dhe se nuk dëshiron të ketë më kontakte më me babanë miliarder.
Musk pranoi gjithashtu se veshja zezë që ai kishte veshur nuk i përshtatej rastit, duke iu përgjigjur një përdoruesi të Twitter-it: “Kostumi im është tragjik”.
Musk ka thënë se është ateist, kështu që është e paqartë pse vendosi të takonte Papën dhe çfarë diskutuan të dy.
Me të gjatë udhëtimit ishin Griffin, 18 vjeç, i cili është vëllai binjak i Vivian-it, si dhe trenjakët e tij 16-vjeçarë: Damian, Kai dhe Saxon.
Musk ishte i martuar me nënën e tyre, autoren kanadeze Justine Wilson, nga viti 2000 deri në vitin 2008.
Djali i tyre i parë, Nevada, lindi në vitin 2002 dhe vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) në 10 javë. Musk dhe Ëilson kanë pesë fëmijë: djem binjakë, Xavier dhe Griffin, 18, dhe djem trenjakë: Damian, Kai dhe Saxon, tani 16. /abcnews.al
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...