Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohet nafta për 1 cent

08:58 | 2 Korrik 2022
E.H

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 48 orët e ardhshme në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 83 centë duke rënë kështu për një centë krahasuar me ditët e mëparshme, për benzinë 1 euro e 76 centë, derisa për gaz është 76 centë.

Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 48 orë.

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.83 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 02-03/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme