Rama uron Gegen: Urime kampione për fitoren e medaljes së artë

23:23 | 1 Korrik 2022
E.H

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar atletisten Luiza Gegan për fitoren e medaljes së artë në Lojrat Mesdhetare “Oran 2022”.

“Urime kampione për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” “, ka shkruar Rama në Facebook.

Pas një paraqitje fenomenale, Gega rrëmbeu medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke vendosur kështu rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29.

Lojrat Mesdhetare “Oran 2022” po mbahen në Algjeri./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme