Google ADS

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

22:03 | 1 Korrik 2022
L G

Policia e Kosovës ka publikuar foton e 30 vjeçarit Edomond Nokaj nga fshati Marmull i Gjakovës, i cili po kërkohet si i dyshuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë bënë të ditur se bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i dyshuar është Edmond (Engjell) Nokaj i lindur me 03.09.1992, i identifikuar me numër personal 1232708260, banues në fshatin Marmull-Gjakovë. Pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur i cili me veprimet e kundërligjshme ka kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe me pas është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim, bënë të ditur policia.

Tutje policia bënë të ditur se uk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë”./arbresh.info/

 

Të ngjashme