Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci, është takuar sot me ministrin e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë, Radovan Fuchs.
Këtë e bëri të ditur ministria Nagavci përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe u dakorduan që të zgjerohet bashkëpunimi në nivel të institucioneve arsimore, shkruan arbresh.info.
“Bashkë me ministrin e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë, Radovan Fuchs diskutuam sot për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit në mes të institucioneve qëndrore dhe u dakorduam që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në nivel të institucioneve arsimore”, ka thënë Nagavci.
Sipas ministres, mbështetja e Kroacisë ka rëndësi të madhe për Kosovën sidomos në fushën e arsimit.
“Mbështetja e Kroacisë sidomos në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) ka rëndësi të madhe për Kosovën meqë ky segment i arsimit është një nga prioritetet e MAShTI që e kemi paraparë në Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës 2022-2026”, ka shkruar ministria.
Ministria Nagavci, tutje ka thënë se me ministrin kroat diskutuan edhe rreth shkëmbimit për zbatimin e arsimit dual, shkëmbimit mbi sistemin e aftësimit të mësimdhënësve para shërbimit dhe gjatë shërbimit, si dhe sistemin e avancimit në karrierë të mësimdhënësve.
Në fund Nagavci tha se i ka shprehur mirënjohje ministrit kroat për fillimin e bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Edukimit me Universitetin e Zarës.
“I shpreha mirënjohje po ashtu, për fillimin e partneritetit në mes të MAShTI dhe Fakultetit të Edukimit me Universitetin e Zarës për zhvillimin e kualifikimit të masterit 1-vjeçar për mësimdhënësit e ardhshëm të AAP-së, duke e trajtuar si profesion të rregulluar”, ka shkruar në fund Nagavci./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...