Google ADS

Vjosa Osmani shprehet mirënjohëse për vendimin e MCC-së: Do ta ndihmojë Kosovën

18:30 | 1 Korrik 2022
E.H

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Bordi Ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) që aprovoi Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka thënë se në një telefonatë me Mahmoud Bah nga MCC, ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për partneritetin.

Osmani ka theksuar se marrëveshja kompakte prej 236,7 milionë dollarësh do të ndihmojë Kosovën në ndërtimin e një sistemi energjie elastik dhe një fuqie punëtore profesionale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme