Kurti reagon pas vendimit të MCC-së: Investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot

17:42 | 1 Korrik 2022
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të bordit të drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) që aprovoi Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky do të jetë investimi më i madh energjetik që ka ndodhur në Kosovë deri më tani.

“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë energjetik. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miq. Partnerë. Aleatë”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme