Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

15:05 | 1 Korrik 2022
arbresh.info

Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë, Loriana Kuka, bëhet garuesja e pestë nga ky sport që do të ngritet në podium.

Ajo mundi në gjysmëfinale kroaten, Petrunjela Paviq, kategoria -78 kg.

Urojmë që Lori ta fitojë të artën.

Shpat Zekaj, u ndal në repasazh nga kroati, Marko Kumriq, kategoria -100 kg. Ai përfundoi në vendin e shtatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme