Google ADS

Kurti shpreson që presidenca çeke të mundësojë liberalizimin e vizave për Kosovën

13:26 | 1 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Gjatë një ceremoni të zhvilluar sot me rastin e marrjes së Kryesimit të Bashkimit Evropian nga Republika Çeke, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, ka prezantuar përparësitë e tyre gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së, shkruan arbresh.info.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë lider të shumtë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj ceremonie ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është shtet proevropian.

“Qytetarët e Kosovës shpresojnë që Presidenca çeke do ta bëjë të mundur liberalizimin e vizave dhe t’i japë fund izolimit të kosovarëve. Jemi vendi i vetëm që kemi plotësuar kriteret dhe nuk e kemi marrë liberalizimin e vizave”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme